Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër Republikanët që për herë të fundit nuk do të mbështesin anulimin e ligjit të epokës së presidentit Obama mbi kujdesin shëndetësor.

Duke folur në Alabama, ai tha se senatorët nga partia e tij që kundërshtuan anulimin humbën “guximin që të votojnë për të”.

Sjellja e senatorit John McCain rezultoi thuajse fatale ndaj administratës së presidentit Trump kur ai tha se mund të mos votojë pro- anulimit të Obamacare “me plot koshiencë”.

Presidenti Trump tha se kritikat e tij ishin “të papritura” dhe “të tmerrshme”.

“Ata më dhanë një listë me 10 persona të no-s absolute”, tha ai. “John McCain nuk ishte në listë, kështu që ishte krejt gjë e papritur, e tmerrshme, dhe moralisht e tmerrshme”.

“Ne do ta bëjmë këtë menjëherë”, shtoi zoti Trump.

Republikanëve iu duhen 50 vota në 100 vende që ka Senati, të cilin e kontrollojnë 52 me 48. Me unitetin e Demokratëve që votojnë në grup, vota tani është në teh të thikës.

Veritas.com.al/