Nga: Brooke Singman | Fox News
Presidenti Trump tha të mërkurën se ai po “kërkon” përgjigje nga qeveria e Arabisë Saudite rreth zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke e quajtur atë një “situatë të keqe”.
Komentet e presidentit vijnë pasi e fejuara e Khashoggit, e cila është një kontribuese në ‘The Washington Post, i kërkoi personalisht ‘presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump që “të ndihmojnë të hedhin dritë” në zhdukjen e tij.
Trump tha se po kërkon përgjigje nga “nivelet më të larta” të qeverisë saudite, dhe ai ka folur me Sauditët.
“Sigurisht i shqetësuar,” tha Trump në Zyrën Ovale të mërkurën. “Gruaja e tij na shkroi një letër dhe e adreson atë te gruaja ime dhe unë. [Ne] jemi në kontakt me të tani,{ dhe} duam ta sjellim atë në Shtëpinë e Bardhë”.
Trump shtoi: “Ne duam t’i shkojmë deri në fund .”
Zyrtarët turq thanë se ata besojnë se Khashoggi ishte vrare në konsullatën e vendit të tij në Stamboll pasi ai e vizitoi për të marrë një dokument të kërkuar për t’u martuar me të fejuaren e tij Turke. Arabia Saudite ka mohuar akuzat dhe i ka hedhur poshtë si “të pabaza”.
Mediat turke, kështu kanë publikuar imazhet e një “skuadre vrasjeje” të dyshuar 15-anëtarëshe dhe video të lëvizjeve të dyshimta në konsullatën Saudite në Stamboll pas zhdukjes së Khashoggit javën e kaluar.
Trump tha se Mbreti Saudit Salman është një “njeri i mirë”, me të cilin ai ndan një “marrëdhënie të mirë”, por pohoi se “askush nuk e di” se çfarë ka ndodhur.
“Kjo është një situatë shumë serioze,” tha Trump.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha në një deklaratë se këshilltari i sigurimit kombëtar i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton dhe këshilltari i lartë Jared Kushner, biseduan të martën me Princin e Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman rreth zhdukjes së Khoshaggit. Sanders tha se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo më pas kishte pasur ne vazhdim një bisede telefonike me Salman për të “përsëritur kërkesën e Shteteve të Bashkuara për informacion.”
“Në të dy thirrjet ata kërkuan më shumë detaje dhe për qeverinë saudite të jenë transparente në procesin e hetimit,” tha Sanders të mërkurën. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë dhe të sigurojmë përditësime te vlefshme”.
Veritas.com.al/