-Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së: “Është arritur një dakord për një takim sa më pare te jete e mundur”-
Një takim midis Donald Trump dhe Kim Jong-un “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ky është rezultati që doli nga takimi i Phenianit midis Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut.
E tha këtë Pompeo vetë në fund të vizitës së tij në kryeqytetin e Koresë së Veriut (e katërta e një serie që supozohet të vazhdojë) ku është pritur nga diktatori i ri që më pak se një vit më parë Trump e kishte thirrur me përçmim “njeriu i vogël rakete” .
Presidenti amerikan ka rimarre menjëherë temën në një nga tweetimet e tij klasike. “Mezi po pres të takoj Kim Jong-un përsëri -ka shkruar Trump -. Pompeo dhe Kim patën një takim të mirë sot në Phenian, është bëre progres mbi marrëveshjet e samitit të Singaporit “.
Faza e Phenianit ishte vetëm e para e një udhëtimi në rajon që Pompeo i ka kushtuar rimarrjes së dialogut me Kim. Menjëherë pas kësaj, sekretari amerikan i Shtetit fluturoi në Seul për të informuar aleatët e Koresë së Jugut për rezultatet e bisedimeve të tij në Veri. Sot do të jetë në Pekin, në atë që konsiderohet faza më e rëndësishme dhe delikate e misionit të tij në Lindjen e Largët.
Në kryeqytetin kinez Pompeo dhe stafi i tij do të diskutojnë jo vetëm menaxhimin e krizës bërthamore në Kore, por edhe vështirësitë në rritje në marrëdhëniet Kino-Amerikane. Është e qartë se këto çështje marrin për Shtëpinë e Bardhë një rëndësi ekuivalente madje më superiore se ato koreane. Politika e tarifave mbi mallrat kineze dashur nga Trump krijon probleme në Pekin, të paktën po aq sa ekspansionizmi tregtar dhe ushtarak kinez preokupon Uashingtonin.
Trump gjithashtu ju ka shtuar një “ngarkesë” të shkalles së parë këtyre tensioneve dypalëshe, kur në ditët e fundit ka akuzuar drejtpërdrejt Kinën se po punon nen rrogoz për të ndikuar në zgjedhjet afatmesme të SHBA-se me qëllim favorizimin e një disfate të republikanëve dhe kështu për konsekuencë një dobësim te pozitës se presidentit. Pa harruar se disa ditë më parë Deti i Kinës Jugore ishte skena e një konfrontimi të ndere midis dy anijeve të luftës të të dy vendeve, si pasojë e vullnetit të fortë amerikan për të injoruar pretendimin kinez për ti konsideruar ato ujëra si territorin e tyre.
Veritas.com.al/