Presidenti Trump, teksa Biden thoshte se ka fituar, ai luante golf ne Virxhinias…

Gjatë katër viteve të shkuara, presidenti Donald Trump ka kaluar ditë të mira dhe të këqija. Por 7 nëntori, dita në të cilën ‘humbi’ zgjedhjet, ishte një ditë si asnjë tjetër.

I veshur me një xhaketë të zezë, pantallona të errëta dhe një kapelë të bardhë, me mbishkrimin MAGA , “Make Amerika Great Again”, presidenti doli nga Shtëpia e Bardhë, pak minuta para orës 10. Ai kaloi pjesën e parë të ditës duke postuar në Twitter, “për zgjedhjet e manipuluara”. Më pas, u ngjit në makinën e tij dhe iu drejtua klubit të golfit ‘Trump National’  në Sterling të Virxhinias, rreth 40 km larg nga Shtëpia e Bardhë.

Ishte një ditë perfekte për golf dhe ai do të kalonte ditën atje. Ai dukej i qetë, njerëzit që punonin për të e përshendesnin. Që në orën 11:30, kur presidenti ndodhej në klubin e tij të golfit, BBC dhe rrjetet e tjera amerikane nisën të shpallnin fitoren e rivalit demokrat. Edhe kjo  nuk e trazoi presidentin Trump. Në klub ai ishte i rrethuar nga miq. Jashtë portave, mbështetësit brohorisnin: ‘ Ndalni vjedhjen!’.

Në anën tjetër, para Shtëpisë së Bardhë, festohej fitorja e Biden dhe kjo është ajo çka e priti Trumpin në kthim…

Sidoqoftë, si në klubin e golfit ashtu edhe në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk është lëkundur. Ai vazhdon të bëjë tirrje kundër manipulimit të votave dhe insiston se do të luftojë deri në fund. Mbrëmjen e të shtunës  ai deklaronte “UNË I FITOVA ZGJEDHJET”.

VERITAS.COM.AL