Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po  bën një thirrje të rrallë për emergjencë kombëtare për të siguruar financimin për murin kufitar të planifikuar prej tij me meksikën, tha Shtëpia e Bardhë.

Kjo lëvizje mund t’i japë Trump mundësinë që të anashkalojë Kongresin i cili ka refuzuar që të miratojë fondet e nevojshme.

Demokratët e kanë akuzuar presidentin për ” abuzim të madh me pushtetin” dhe për ‘ veprime te paligjshme”. Disa Republikanë gjithashtu kanë folur me shqetësim.

Ndërtimi i murit kufitar ishtë kyçi i fushatës presidenciale të Trump.

Shpallja e emergjencës kombëtare mund ta lirojë zotin Trump nga disa rregulla legale dhe i japin atij mundësin që shpenzojë miliarda dollarë për këtë projekt.

Veritas.com.al/