Presidenti Trump dhe ish-Presidenti Obama ofruan mesazhe shumë të ndryshme në tubimet e fushatës të dielën, por ata ranë dakord mbi një gjë: Zgjedhjet afatmesme të së martës do të jenë një pikë kthese për vendin …

Presidenti Trump paralajmëroi votuesit e Georgias dhe Tennessee-it të mos lejojnë “demokratët radikalë” të kthejnë mbrapsht rimëkëmbjen ekonomike në Amerikë, në një seri tubimesh te hapura për kandidatët Republikanë të dielën.

Më herët pasdite, Trump tha se Stacey Abrams, shpresëdhënësja demokrate, do ta kthente shtetin në Venezuelë” dhe do të “zhdukte vendet tuaja te punës si me magji”, nëse ajo do ta mundte republikanin Brian Kemp në zgjedhjet e së martës. Trump bëri fushatë për Kemp në Macon dhe pastaj shkoi në Chattanooga, Tenn., për të mbajtur një miting në mbrëmje në emër të kandidates të senatit republikan Marsha Blackburn.

Obama foli të dielën në Gary, Ind., dhe në një miting të dytë në Çikago, dha një argument përfundimtar për demokratët, duke synuar të bënin një kontroll të fortë mbi politikat e Presidentit Trump në zgjedhjet afatmesme të së martës. “

Duke folur në emër të senatorit Joe Donnelly, D-Ind., i cili përballet me një sfidë të ashpër nga biznesmeni republikan Mike Braun, Obama tha se votimi të martën është për karakterin e kombit. Ish-presidenti gjithashtu bëri fushatë në qytetin e tij të Çikagos për biznesmenin J.B. Pritzker, kandidat i demokratëve për guvernatorin e Ilinoisit në garën e tij kundër guvernatorit republikan Bruce Rauner, i cili erdhi në detyrë si një amator duke premtuar shpenzime me përgjegjësi, taksa më të ulëta dhe qeverisje të pastër.

Veritas.com.al/