Moderatori I CNN, Brian Stelter raporton se Shtëpia e Bardhë mund të revokojë edhe një herë tjetër kartën e shtypit të korrespondentin e CNN për Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta, pasi gjykata vendosi që të kthejë në pozitën e mëparshme lejen e Acosta për në konferencat e Shtëpisë së Bardhë.

Rrjeti I CNN ka kërkuar një dëgjesë urgjente me Trump.

“Vendimi gjyqësor i të Premtes do të thotë një rikthim i përkohshëm i urdhrit i cili ka efekt vetëm 14 ditë. Por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë dërguar një letër gazetarit Jim Acosta ku e njoftojnë se ‘press pass’ është anuluar përsëri përderisa urdhri për rikthimin ka skaduar”, ka tuituar Stelter të dielën pasdite.

Veritas.com.al/