Vendimi i presidentit Donald Trump për të mbajtur Shtete e Bashkuara në marrëveshjen nukleare me Iranin, të premten u shoqërua me një paralajmërim ndaj aleatëve Europianë që i kanë bërë thirrje Amerikës të mos tërhiqet:
“Rregulloni defektet katastrofave të Marrëveshjes, oseShtetet e Bashkuara tërhiqet”.
“Pavarësisht tendencës sime të fortë, unë nuk e kam tërhequr akoma Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Përkundrazi unë kam nënvizuar dy mundësi për të shkuar përpara: Ose të rregullohen defektet katastrofike të marrëveshjes, ose Shtetet e Bashkuara do të tërhiqet”, tha Rrump në deklaratë.
Ai shtoi:
“Unë po tund aplikimet e sanksioneve të sigurisë nukleare, por vetëm me qëllim që të aleatët evropian të rregullojnë defektet katastrofike të marrëveshjes. Ky është shansi i fundit… Dhe në qoftë se në çdo kohë gjykoj se kjo marrëveshje nuk arrihet, unë do të tërhiqem nga marrëveshja menjëherë”.
Veritas.com.al/