Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se raketa e fundit e lë shuar nga Koreja e Veriut ka leëshuar sinjale “mospërfilljeje” ndaj fqinjëve dhe Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se Veriu mundet vetëm të rrisë izolimin e vet dhe se ‘ të gjitha opsionet’ ndodhen mbi tavolinë.
Raketa fluturoi mbi ishullin verior Hokkaido të Japonisë, para se të binte në pjesën veriore të Oqeanit Pacifik.
Pheniani tha se është provokuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut me anë të manovrave ushtarake që sipas Veriut ata po paraprijnë
Rusia dhe Kina gjithashtu kanë thënë se manovrat e fundit kanë qenë shkak i tensioneve të fundit.
KëshillininSigurimit i OKB po përgatitet të mbajë një takim emergjent si përgjigje. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres tha se lëshimi i raketës minon stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Ai i bëri thirrje Phenianit që të veprojë sipas detyrimeve ndërkombëtare.