Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një dakordësi për një marrëveshje tregtare pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Turnberry të Skocisë.

“Bashkimi Evropian do të bjerë dakord të blejë nga Shtetet e Bashkuara energji me vlerë 750 miliardë dollarë”, tha Trump.

“Ata do të bien dakord të investojnë në Shtetet e Bashkuara 600 miliardë dollarë më shumë sesa po investojnë tashmë.”, shtoi presidenti, shkruan CNN.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *