Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s duhet t’i rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirat e tyre ajrore.

Trump ka thënë këtë duke iu përgjigjur një gazetari në New York.

Në takimin e tij me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Trump është pyetur nëse do të përkrahte veprimet e tilla.

Ai u përgjigj me: “Po”.

Në fillim të këtij muaji, NATO-ja ka rrëzuar dronë rusë mbi Poloni, në përballjen e parë të drejtpërdrejtë me Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kjo i tronditi udhëheqësit në të gjithë Evropën, duke ngritur pyetje se sa e përgatitur është aleanca kundër agresionit rus në rritje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *