![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/04/190423085251-trump-queen-windsor-castle-july-2018-exlarge-169.jpg)
LONDON (Reuters) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të bëjë një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar në muajin qershor, njoftoi Buckingham Palace ditën e Marte. Kjo është një vizitë që Britania shpreson se do të çimentojë lidhjet transatlantike; por kjo vizitë menjëherë ka ngjallur kritika dhe plane për protesta.
Trump do të jetë vetëm i treti president i Shteteve të Bashkuara që do të regjistrojë vizitë nderi shtetërore te Mbretëresha Elizabeth përgjatë mbretërimit të saj 67 vjeçar. Por udhëtimi, nga 3 deri në 5 qershor, duket se do të jetë një udhëtim i debatueshëm ku shumë britanikë do të jenë thellësisht të pakënaqur me politikat e Trump, sidomos me emigracionin
Afërsisht 1.9 milion Britanikë nënshkruan një peticion në vitin 2017 ku thonin se nuk duhet të kryhet një vizitë shtetërore e Trump në Londër, aq më pak një banket në Buckingham Palace. Protestat angazhuan dhjetëra mijëra demonstrues që kundërshtuan vizitën e Trump qershorin e vitit të kaluar.
Veritas.com.al/