Para takimit me kryeministrin Netanyahu, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk ka paqe nëse Palesinezët nuk negociojnë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se do të kthehet në Jerusalem në Maj, kur Shtetet e Bashkuara do të hapë ambasadën në qytet, që përkon me 70 vjetorin e shtetit të Izraelit.

Duek qëndruar me presidentin Netanjahu në Zyrën Ovale, presidenti Amerikan u pyet nëse do të udhëtonte për në Izrael që të presë shirtin për ndërtesën e re të ambasadës, thuasje një vit pas vizitës së tij si president në Izrael.

“Po mundet, mundet!” tha ai. “Ne po shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.

Ai vazhdoi duke thënë se “Ne do të kemi një ndërtesë shumë shpejt dhe shumë të shtrenjtë. Ata e kanë vënë urdhërin në tavolinën time që javën e kaluarpër një miliardë dollar. Unë iu thash: “Çfarë? Një miliardë dollatë? Pse duhen të gjitha këto?… Ne duhet ta bëjmë për 250,000 dollarë. Shikojeni këtë…Kjo është, por do ta bëjmë shumë të mirë”.

Veritas.com.al/