Presidenti Trump ka ngritur vetullat mbi disa tema në një intervistë të gjatë në”60 minuta” të dielën mbrëma…

Presidenti ka folur rreth zërave për largimin ‘e menjëhershëm’ të sekretarit të mbrojtjes James Mattis duke thënë se ai “mund të largohet” dhe duke e quajtur gjeneralin e shume respektuar “një lloj Demokrati”.

Megjithatë, Trump theksoi se “të gjithë ikin” gjatë rrjedhës së administratave presidenciale dhe se ai dhe Mattis kanë një marrëdhënie të mirë.

Spekulimet rreth Mattis filluan në një periudhë ethesh muajin e kaluar kur është publikuar libri i Woodward “Frika”. Libri thotë se Mattis u ka thënë bashkëpunëtorëve në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të këtij viti se Trump e kishte kuptuar, dhe shpesh kishte vepruar si një “i klasës se pestë apo gjashtë fillore”. Mattis i ka mohuar akuzat e Woodward.

Presidenti Trump gjithashtu i quajti disa raporte se Shtëpia e Bardhë është në kaos “kaq te rreme” dhe “lajme të rreme”. Në një shkëmbim diskutimesh me korrespondentin e “60 minutave”, Lesley Stahl, ai tha se nuk kishte “qëllim” të mbyllte hetimin për Robert Mueller, keshilltarit special dhe shtoi se ai beson se Kina ka ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-ës qe cke me te. Kur u pyet se përse nuk donte të “premtonte” që të mos mbyllte hetimin e Rusisë, Trump tha: “Pse duhet të premtoj, nëse premtoj, do të impenjohem, nuk kam pse të premtoj “.

Presidenti gjithashtu mbrojti komentet e tij të kaluara mbi NATO-n, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë më dhe se vendet e NATO-s duhet të paguajnë më shumë nga buxhetet e tyre për mbrojtjen. Në një moment, Trump tha se mendon se ai di më shumë rreth aleancës së NATO-s “nga pikëpamja e paanësisë” sesa Sekretari i Mbrojtjes Mattis.

Dhe në përpjekjet për të denuclearizuar Korenë e Veriut, Trump tha se ai beson Kim Jong Un për çmontimin e programit te saj të armëve bërthamore. Ai e shpjegoi marrëdhënien e tyre të veçantë me “alkimi e mirë”.

Veritas.com.al/