Gjatë një sezoni dëgjimi për “Black History Month” të Mërkurën, President tha: “Unë nuk e shikoj CNN…. Nuk dua të shikoj lajme false.”

Trump tha: Ju keni lexuar të gjithë mbi Dr. Martin Luther King para një jave, kur dikush tha se e paskam nxjerrë jashtë statujën dhe se  paskam thënë edhe këtë: “nxirre statujën jashtë zyrës sime” dhe kjo doli se ishte një lajm fals. Statuja është këtu.

Statuja e Martin Luter King është një nga gjërat më të favorizuara këtu. Ne kemi disa gjëra të mrekullueshme: Kemi Lincoln,dhe ne kemi Jefferson dhe ne kemi Dr. Martin Luther King, dhe ne kemi- ata thonë statujë,- por është busti i Dr. Martin Luther King që ata thonë se ishte nxjerrë jashtë. As e kam prekur dhe as e ka prekur njeri. Kështu, unë mendoj sa e turpshme është, por kjo është mënyra dhe pamja si është shtypi, shumë fatkeq”.

Ai shtoi “Unë nuk e shikoj CNN… Nuk më pëlqen të shikoj lajme false… por Fox më ka trajtuar shumë mirë, faleminderit”.

/Veritas.com.al/