Kremlini ka reaguar ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka përshkruar ushtrinë ruse si një “tigër letre”, duke i hedhur poshtë vlerësimet e tij dhe duke i cilësuar ato si pjesë e një strategjie ekonomike për të favorizuar industrinë amerikane të energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Trump është “një biznesmen që përpiqet të detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me çmime më të larta”, duke e lidhur retorikën e tij me interesat tregtare të SHBA-së.

Peskov ka shtuar gjithashtu se:

“Rusia nuk është tigër, por ari. Rusia gjithmonë është përfaqësuar nga ariu  dhe nuk ka arinj prej letre.”

Deklaratat vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë bërë më të ndërlikuara, pavarësisht një afrimi të dukshëm gjatë mandatit të dytë të Trump si president. Ai ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, çka është pritur pozitivisht nga Kremlini.

Agjencia shtetërore ruse RIA Novosti raporton se Moska është e gatshme të organizojë një telefonatë me Trump “në çdo moment”, nëse ai e kërkon një gjë të tillë.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *