Në ujërat e Lecce në brigjet e Italisë është zbuluar një kufomë e një mashkulli, po pa kokë; e gjymtuar dhe pa rrobe.
Dyshohet se kufoma i përket avokatit shqiptar Besnik Muco, i cili është shpallur i zhdukur teksa udhëtonte me traget drejt Italisë pak ditë më parë.
Tani pritet vetëm ADN sipas ekspertëve të kriminalistikës në Itali për të krahasuar nëse kufoma është e avokatit Muço. Familja e avokatit, shkruajnë mediat italiane, është tronditur shumë nga ky lajm i fundit.
Mediat italiane sot shkruajnë se po kryhen hetime në Puglia për zhdukjen misterioze të avokatit Besnik Muço, pasi në det, pranë Castro-s, në provincën e Lecce, u gjet një trup i pajetë. Kufoma ishte zbuluar në 5 nëntor nga një kalimtar, në vijën bregdetare të qytetit në pjesën jugore të gadishullit puljez, por kushtet e këqija të motit i ndaluan operacionet për tërheqjen e saj nga deti ose nga qielli.
Kufoma është shumë e gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Po ashtu nuk ka as rroba.
Në gjyqësorin e Lecce-s nuk rezultojnë persona të tjerë të zhdukur, por asgjë nuk mund të thuhet para se të bëhet analiza e materialit gjenetik.
Veritas.com.al/