Updated:

Pak orë pasi është gjetur trupi i pajetë, është bërë i mundur edhe identiteti i tij.

Ai është Ardian Lleshi, banor i Kasharit, pranë tij ishte edhe një armë kallashnikov

Lajmi i fillimit:

Policia, sapo ka mbërritur në vendngjarje ka njoftuar se informacioni për trupin e një mashkulli pa jetë, është i vërtetë.

Trupi pa jetë është gjetur në zonën e Kasharit, Tiranë, pranë ish-repartit ushtarak.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por dyshohet të jetë rreth të 40-tave dhe mendohet se mund të jetë vetëvrarë. Policia  konfirmon se pranë trupit të pajetë u gjet një armë kallashnikov.

Policia, me siguri, do të japë informacione të mëtejshme

/Veritas.com.al/