Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras mban një fjalim në ceremoninë e përurimit të Panairit të 83të Ndërkombëtar të Selanikut, ku thotë se me ritjen ekonomike që po ndodh “e bëjmë Greqinë përsëri tonën”. .
Në fjalimin e tij në Selanik, kryeministri Tsipras tha se pas nëntë vitesh, ekonomia ndjek kurs pozitiv zhvillimi. Për të gjashtin 3mujor rresht po shënon ritme pozitive, dhe në vitin 2018, këto ritme zhvillimi pritet të jenë afër 2,5%. Papunësia, nga 27% në vitin 2015, ra në nivelin 19,1%. Gjatë tre viteve, u krijuan mbi 300 mijë vende të reja pune.
*Trend rritës po ndjekin eksportet, industria, konsumi dhe tregëtia me pakicë.
*Objektivi i parë i programit tonë për periudhën pasardhëse për atdheun tonë, është të rifitojmë tregun e punës. Të garantojmë kushte dinjitoze pune dhe shpërblimi për të gjithë qytetarët, burra dhe gra. Të arrijmë të ulim papunësinë në nivelin 10% gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm.
*Sot jemi përsëri në gjëndje që të sjellim në qendër të vëmendjes sonë forcat e afta për punë. Reforma e parë do të jetë rikthimi i negociatave kolektive, rregullime sa më të favorshme, nënshkimi i kontratave kolektive të punës, parimi i shtrirjes së këtyre kontratave të fillojë të zbatohet që prej 21 Gushtit.
*Reforma e dytë do të jetë rritja e rrogës minimale. Pas uljeve masive të rrogave që erdhën me memorandumin e dytë, sot jemi në gjëndje të shpallim se angazhim i qeverisë është që rritja minimale të realizohet në vitin 2019, pasi të përfundojnë konsultimet me subjektet dhe grupet e interesit.
*Bëmë realitet angazhimin tonë për akses të plotë dhe tërësor të qytetarëve të pasiguruar, në sistemin shëndetësor. Të gjitha strukturat publike u përforcuan me personel shtesë.
*Për herë të parë bile, përfundoi marrja në punë e 19 mijë pedagogëve plotësues, dhe kjo para fillimit të vitit të ri arsimor. Shkollat në të gjithë vendin do të hapen duke pasur të plotësuara nevojat e tyre për personel mësimdhënës dhe për libra shkollorë.
*Që prej ditës së sotme bilekemi mundësinë të korrigjojmë padrejtësi të memorandumeve dhe t’u kthejmë atyre që u takojnë, shuma monetare që u janë mbajtur padrejtësisht.
*Ndryshojmë strukturën e taksës së pronave të patundshme, në mënyrë që ajo të bëhet më proporcionale, më e drejtë, më e vogël për banesat sociale, rrjedhimisht, të transformohet më tepër në një taksë për pronat e mëdha të patundshme dhe jo të jetë një haraç për shtresat e gjëra të popullit.
*Duke u kushtuar më tepër kujdes mjekëve, inxhinierëve dhe avokatëve, zvogëlojmë në minimumin që është në fuqi sot, domethënë 64,5 euro në muaj, kontributet e tyre për pension suplementar dhe për shumën që marrin në dorë me të dalë në pension.
*Kontributet që paguajnë profesionet e lira do të zvogëlohen deri në 35%.
*Thithje investimesh të reja që janë të një rëndësie primare për rritjen e prodhimit dhe për zvogëlimin e papunësisë.
*Taksat për bizneset do të zvogëlohen nga 29% në 25%.
*Një prej kërcënimeve më të mëdha për vendin, është problemi demografik. Subvencionimi i qirasë së banesës është një prej masave që do të rrisë mundësinë për çiftet e reja të hedhin hapin e parë, të jetojnë së bashku, të krijojnë familje. Subvencionim mujor për qiranë , nga 70 – 200 euro në muaj, për të paktën 300 mijë familje.
*Forcojmë shtetin social me Forcimin e Edukatës së Veçantë nëpër shkolla publike: Punësim i menjëhershëm i 4500 mësuesve dhe personeli të specializuar dhe një Program ‘’Ndihme në Shtëpi’’ për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
*Rritja e rrogës minimale, dhe abrogimi i rrogave nën minimalen, duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të krijojë konsensus social, por edhe të forcojë konkurrencën e ekonomisë greke.
*Subvencionim i kontributeve për sigurim për të rinj që sapo kanë filluar punë, të moshës deri 25 vjeç, në sektorin privat.
*Abrogim taksash për fermerë dhe kooperativa fermerësh.
*Dëshirojmë që Selaniku të shndërrohet në kryeqytet të Ballkanit, të bëhet zemra e zhvillimit në Ballkan. Të bëhet nyje tregtie dhe shkëmbimesh ekonomike, të bëhet urë kulturash dhe jo gardh – një qytet që u kthen shpinën fqinjëve të tij dhe pjesës së brendshme të vendit.
*Me këtë vizion, me këtë besim, me krenari dhe me ndjenjën e detyrës kundrejt kombit, të bëjmë Greqinë, përsëri tonën. Një Greqi të prosperitetit, të barazisë dhe të përparimit”, tha Tsipras.
Veritas.com.al/