Një pjesë e madhe e të dhënave kanë rivlerësuar tezën se konsumi i tepërt i mishit të kuq është i lidhur me zhvillimin e tumoreve, veçanërisht të sistemit tretës. “Të dhënat e vitit 2015 mbi bazën e të cilave IARC përfshiu mishin e kuq në listën e substancave potencialisht kancerogjene depononin per nje rritje të rriskut te zhvillimit të kancerit kolorektal, stomakut, pankreasit dhe prostatës, por cilësia modeste e këtyre të dhënave megjithatë theksohej nga vete të njëjtët ekspertë “kujton Roberto Bordonaro, sekretar i përgjithshem i Shoqatës së Onkologjisë Mjekësore Italiane (Aiom), te Corriere della Sera.

Studiuesit nga Qendrat Cochrane Kanadeze, Spanjolle dhe Polake, kanë bere megjithatë, një revizion mbi një duzinë studimesh të ndryshme, duke përfshirë ne total rreth 54,000 njerëz,me qëllimin per të verifikuar se sa mish i kuq dhe i përpunuar eshte konsumuar mesatarisht nga popullsia adulte në  Amerikën e Veriut dhe Evrope (vlerësimet tregojnë tre ose katër herë në javë) dhe cilat ishin konsekuencat ne nivel onkologjik dhe kardiometabolik. Ata arritën në përfundimin se pjesa me e madhe e njerëzve mund të vazhdojnë me zakonet aktuale të ngrënies së mishit dhe produkteve te tij, në sasi të njëjta, sepse ato nuk e rrisin riskun e sëmundjeve të zemrës, diabetit ose kancerit.

VERITAS.COM.AL/