Çdo mysafir i presidentit duhet së pari domosdoshmërisht të kalojë nëpër një “tunel dezinfektues” të veçantë. Ja se si funksionon

Nga:Federico Giuliani 

Te takosh Vladimir Putin në kohën e koronavirusit është një ndërmarrje që i ngjan shumë një filmi fantastikoshkencor.

Po, sepse, për të minimizuar rreziqet që lidhen me infektimin e mundshem të udhëheqësit, secili i ftuar i presidentit duhet domosdoshmërisht të kalojë nëpër një “tunel dezinfektues” të veçantë.

Agjensia e lajmeve ruse Ria Novosti beri te ditur se tuneli special, i ndërtuar nga një kompani ruse e vendosur në qytetin e Penzës, ishte vendosur në rezidencën e Putinit në Novo-Ogaryovo, ku udhëheqësi po punon nga distanca prej javësh për shkak të pandemisë Covid-19.

Në imazhet dhe videot e shpërndara, nënvizon Adnkronos, shihen njerëzit duke veshur maskën që kalon nën tunel, ku spërkatet dezinfektues nga lart dhe nga të dy anët. Po ashtu sipas Ria Novosti, njoftimi i kësaj teknologjie është bërë nga guvernatori i rajonit të Penzës, Ivan Belozertsev, i cili gjithashtu ka sqaruar se tuneli është zhvilluar nga Motor Technologies, një kompani që merret me sistemet e larjes së makinave .

Si funksionon tuneli dezinfektues

Duke hyrë në detaje, tuneli kujton formën e një kabine të ngjashme me atë për fotot e pasaportës. Dezinfektuesi përshkruhet si një re e hollë që depozitohet në rroba dhe pjesë të ekspozuara të trupit. Qëllimi i spray-t? Sanitarizimi i mysafirëve te Putinit, në mënyrë që udhëheqësi t’i takojë ata me siguri absolute.

Kur bëhet fjalë për kreun e shtetit, masat shtesë paraprake janë të justifikuara,” tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. Përveç tunelit në rezidencën private të Putinit, në Kremlin janë vendosur edhe dy tunele të tjera speciale.

Por çfarë duhet të bëhet në praktikë para se të arrihet tek Putini? E thjeshtë: i ftuari, i veshur me maskën mbrojtëse, duhet të kalojë në tunel, i cili funksionon tamam si një lloj lavazhi makinash. Personi brenda makinës spërkatet me spray-n  e lartpërmendur, detyra e të cilit është të vrasë çdo mikrob të depozituar në lëkurë dhe rroba.

Virusi ngadalësohet

Ndërkohë, pas disa javësh të ndërlikuara, përhapja e virusit në Rusi ngadalësohet. Me 7.843 raste të reja të koronavirusit të konfirmuara në 24 orët e fundit, raporton Adnkronos, Rusia deklaron se ka regjistruar shifrën më të ulët që nga 30 Prilli.

Për task forcen anti-koronavirus, raporton agjensia Tass, numri i rasteve të reja të Covid-19 bie nën 8,000 për herë të parë që nga 1 maji. Rritja ditore është 1.4% kundrejt 1.5% dje. Që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, Rusia ka konfirmuar gjithsej 553.301 infeksione me 7.478 vdekje. Në çdo rast, pavarësisht rënies, Putin absolutisht nuk mund të lejojë të rrezikojë.

VERITAS.COM.AL/