Kryeministri Edi Rama sapo ka hyrë në stadiumin Galatsi, i cili është “pushtuar” nga shqiptarët.
“Krenar për Shqipërinë, krenar për shqiptarët, shprehet kryeministri Edi Rama, ndërsa ka ndarë në Facebook, edhe momente nga mbërritja e tij në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Ky aktivitet ka nisur me koncert, muzikë nga këngëtarët e njohur shqiptarë, ndërsa emigrantët shqiptarë kanë bërë një pritje madhështore. Kryeministri Rama është i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre edhe anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë.
Salla ‘Cristmas Theatre’ në stadiumin e Galatsi, pritet të jetë e mbushur nga rreth 8 mijë shqiptarë.
“Krenar për Shqipërinë, krenar për shqiptarët, shprehet kryeministri Edi Rama, ndërsa ka ndarë në Facebook, edhe momente nga mbërritja e tij në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Ky aktivitet ka nisur me koncert, muzikë nga këngëtarët e njohur shqiptarë, ndërsa emigrantët shqiptarë kanë bërë një pritje madhështore. Kryeministri Rama është i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre edhe anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë.
Salla ‘Cristmas Theatre’ në stadiumin e Galatsi, pritet të jetë e mbushur nga rreth 8 mijë shqiptarë.
11:58-Takimi me emigrantët në Athinë, Spiropali: Ju jeni krenaria e shqiptarëve!
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë, falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen madhështore.
‘Kjo sallë ai flamur dhe kjo bashkëjetesë flasin vetë, për ju dhe atë që ju keni bërë. Ju jeni krenaria e shqiptarëve, faleminderit nga zemra për ju shqipet e Greqisë’ ka thënë ajo.
Gjithashtu ajo falënderoi edhe shtetin grek për mikpritjen që u ka bërë shqiptarëve.
‘Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë’, tha me tej ajo duke shtuar; ‘Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.’
12:07- “Takimi në Greqi u pengua”, Klosi nga Athina: Mes shqiptarëve dhe grekëve nuk ka vend për paragjykim
Salla “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë flakërin kuq e zi. Shqiptarët kanë mbushur sallën në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili nis sot turin me diasporën.
Mes tyre ishte dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili gjatë fjalës së tij tha se takimi në Greqi u pengua.
Më tej ai tha se mes shqiptarëve dhe grekëve të zakonshëm nuk ka vend për paragjykim.
“Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në mundësimin e këtij takimi. Jemi sot me kryeministrin e shqiptarëve në turin “Krenar për Shqipërinë” ku do të shkojmë kudo ku ka shqiptarë për të folur me forcën e pamohueshme. Sa keq që vetëm këtu patëm probleme, pengesa të çuditshme, artificiale, njësoj si politika kërkon të shkaktojë pengesa. Kaq shumë mijëra njerëz donin që ky takim të bëhej’, tha ai.
12:10-Takimi me shqiptarët/ Rama në Athinë: S’kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm, por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie
Një pritje madhështore kanë bërë emigrantët shqiptrë në Athinë për kryeminstrin Edi Rama. Stadiumi Galatsi është ‘pushtuar’ nga shqiptar dhe shtë veshur me kuq e zi.
Kryeministri Rama falënderoi shqiptarët për pritjen e tyre. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi emigrantët shqiptarë, ndërsa drejtuer atyre tha se janë bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut në këtë pjesë të Europës.
Gjithashtu Rama nuk la pa kujtuar edhe kritikat e shumta që ka marrë lidhur më këtë aktivitet të zhvillur në Athinë. Ai shtoi se qëllimi i kësaj vizite nuk është takimi me ‘shërbëtorët’ e dikurshëm, por të çmallet me të zotët e barabartë të shtëpisë.
12:21-“Do ngremë dhomë tregtie shqiptaro-greke”, Rama nga takimi me emigrantët: Grekët do jenë të mirëseardhur në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët shqiptarë një Greqi, njoftoi se do të ngrihet një dhomë tregtie shqiptaro-greke.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në Shqipëri, për vizitë, jetuar apo edhe punuar.
“Ndërhyrja e dhe ndërlidhja e rrugës së së ardhmes për grekët dhe shqiptarët. Në sipërfaqen e kulturës ku kanalet e informacionit dhe rrjetet sociale japin fytyrën e marrëdhënieve të ditës duke u ofruar njerëzve sufllaqe dhe raki duke përgjumur trurin qytetar, duke sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur probleme të përditshme. Jashtë kafeneve, përtej mediave, marrëdhënia vazhdon produktive. Eksportet në Greqi u rritën me ¼ më shumë.’, tha ai.
12:23- “Shqiptarët vlerë e shtuar”/ Rama: Asnjë grek etnik në 10 vitet e fundit s’ka pasur asnjë hall për shkak të kombësisë së tij në Shqipëri!
“Një grek etnik në 10 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë hall për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës. Kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre”, kshtu u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë, në Athinë.
Më tej Rama shtoi: ‘‘Qytetarët shqiptarë të minoritetit grek në Shqipëri janë një thesar i vyer i shoqërisë tonë. Shqipëria është një ndër shembujt më përparimtarë në këtë drejtim, Grekët e shqipërisë kanë probleme duhet të bëjmë më shum për ta, por e vërteta e madhe është se asnjë hall nuk është i ndryshëm nga hallet dhe problemet e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon përditë, ku plagët e trashëgimisë negtive të të shkuarës janë ende jo të mbyllura. Por kurrë një grek etnik në 10 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë hall për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës. Kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre. Nëse flasim për pronat ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë’, tha Rama.
12:29- ‘Fëmijëve të shqiptarëve të Greqisë nuk ju dha e drejta e ceremonisë së flamurit’/ Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Nuk u dorëzuat kurrë
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të mbajtur me emgrantët e shqiptarë në Athinë ka kujtur sakrificat dhe kalvarin e gjatë të vujtjeve të shqiptarëve që jan vendosur në shtetin fqinj. Megjithatë ai i falënderoi për mundin, sakrificiën duke mos u dorëzuar kurrë për të merituar vendin që meritojnë në shtëpinë tyre të dytë, në Greqi.
“Fatet tona janë të pandashme, dhe se përgjigjet për të ardhmen nuk mund të gjenden tek e shkuara. Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju deportuar në Shqipëri. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytet në lot se nuk ju dha e drejta e ceremonisë së flamurit , faji ishte se kishte ardhur nga foleja e shipes dykrenare dhe nuk kishte lindur në mbrojtjen e kryqit të bardhë’, tha Rama.
12:42- “Ju nuk jeni më të huaj në këtë vend”, Rama-emigrantëve shqiptarë: Greqia, sot edhe e juaja aq sa e grekëve
“Ju nuk jeni më të huaj në këtë vend”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Duke iu drejtuar komunitetit shqiptar në Greqi, kryesocialisti tha se “Greqia është sot e juaja aq sa e grekëve”, ndërsa shtoi se “politika dhe vendimmarrësit grekë e dinë që Greqia ka nevojë për ju, aq sa keni ju për të”.
“Ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe asnjë padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot. Hap pas hapi dolët nga errësira e mbijetesës në dritën e jetës si qytetar i barabartë i këtij shteti. Arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju erdhët, luftuat dhe fituat. Greqia është edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju jeni evropianë.
12:50 “Të mos humbasim kohë për orekset e disa pseudopatriotëve fodullë”, Rama mesazh nga Athina: Të ndjekim rrugën e demokracisë
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë në mesazhin e tij të dhënë në Athinë. Rama u shpreh se rruga e vetme që duhet ndjekur është rruga e demokracisë.
Gjithashtu ai theksoi se në gjithë këto vite, ka qëne më e lehtë shtoheshin konfliktet, në vend që të punohej dhe bashkëpunohej për një shembull sa më të mirë në të gjithë rajonin.
‘A nuk është më e ndershme që ta ndajmë atë që u përket popujve nga ajo q u përket shteteve. Atë që u përket shteteve nga ajo që u përket partive dhe atë që u përket partive për azgjedhjet e ardhshme dhe atë që u prket brezave të ardhshëm për cilësinë e paqes. A nuk është më me rëndësi që Shqipëria dhe Greqia të bashkëndajë rrugën e prosperitetit në vend që të konsumojë kohë dhe energji për orekset e ca pseudopatriotëve fodullë dha llafazanë që i kemi me shumicë edhe këtej dhe andej. Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne shqiptarët dhe greket që ta mësojmë dhe pranojmë një të vërtetë të thjeshtë se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufi.
12:59- ‘Po dialogojmë për lejet e qëndrimit’/ Rama nga Athina: Kemi arritur të çelim negocitat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë
Në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka arritur të çelë negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.
Gjithashtu ai u shpreh se nëse deri më tani shqiptarët në Greqi kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit, qeveria po punon edhe në këtë drejtim, duke njoftuar se tashmë është hapur dialogu me qeverinë greke duke u shprehur besimplotë se kjo problematike do të ketë një zgjidhje.
“Kemi arritur të çelim negocitat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, këtë lajm kryeministri Rama e dha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke shtuar; ‘Kemi hapur dialogun për problematikën e lejes së qëndrimit’.
13:06- “Opozita i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit”, Rama: Mosmarrëveshjet do zgjidhen si qytetarë evropianë
Kryeministri Rdi Rama gjatë falës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se opozita po i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit.
Më tej kryesocialisti tha se mosmarrëveshjet, referuar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të zgjidhen si qytetarë largpamës evropianë e jo si ballkanik.
Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se me kryeministrin i Greqisë ka gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve.
13:08- Ligji i luftës, Rama: Duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë
Athina vishet kuq e zi. Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Gjatë fjalës së tij të mbajtur me emigrantët shqiptarë, kreu i qeverisë u shpreh se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë’, shtoi kryeministri.
13:21-Athina vishet kuq e zi/ “Duam të jetojmë në hamoni me të gjithë fqinjët”, Rama mesazh Mitsotakis: Të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë!
Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët shqiptarë në Athinë. Rama u mirëprit nga mijëra shqiptarë që mbushën stadiumin kuq e zi, duke bërë kështë një pritje të jashtëzakonshme.
Duke i falënderuar për mikpritjen e tyre, Rama u shpreh se mbështetja nga qeveria shqiptare nuk do t mungojë aspak për shqiptarët në Greqi.
Por gjithashtu Rama në përfundim të fjalës së tij i dha edhe një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, duke u shprehur se tashmë është shumë e rëndishme që vendet të ecin bashkë drejt rrugës europainë, dhe se është po aq me rëndësi që të jetohet në paqe dhe harmoni me fqinjët.
‘Gabime unë mund të kem bërë plot dhe ju kërkoj ndjesë për çdo gabim. Por kurrë nuk i kam tradhtuar ata që na kanë besuar qoftë dhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm.Nuk ka nder më të madh që mund t’I bçhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij. Nuk ka fuqi politike, ekonomike, finnciare, individ apo shtet që m josh apo detyron të përkulem apo për të përfituar për veten pas shpinës tuaj. Për të cënuar interesat e shqiptarëve. Apo për të përkulur majat e papreksshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj se do të kem një më të bukur se kjo. Përpara se të largohem dëshiroj t’i lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, Mitsotakis. I dashur Kyriakos, Naim Fashëri shkruajti në Greqisht vjershën e tij., dëshira e vërtet e shqiparëve. Duam me të gjithë fqinjët te jetojmë në harmoni. Mjaftojnë vuajtjet dhe tiranitë që kemi kalur. Shumë të fala nga unë shqiptarët e Greqisë. Rroftë Shqipëria dhe Europa demokratike. Zoti I bekoftë shqiptarët’, tha Rama.