Ngjarja ka ndodhur sot pasdite, ndërsa turisti Wojtek Markiewicz në këto momente i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore në spital.

Ai ka rënë nga Maja e Harapit dhe ka thyer të dy këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Kanë qenë fshatarët e kësaj zone malore turistike që e kanë gjetur dhe e kanë transportuar turistin e huaj drejt spitalit.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:30 ndërkohë që janë lajmëruar emergjencat civile. Ishte e pamundur për të ndërhyrë nga toka ndaj pritej një ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve.

Turisti polak është në pritje të ndihmës së specializuar mjekësore. Policia thotë se vetë fshatarët e zonës janë ndihmësit më të mirë dhe kujdestarët e parë për gjithçka që ndodh me turistët e huaj.

Veritas.com.al/