Tre fëmijë dhe dy të rritur që u përpoqën të shpëtojnë fëmijët, kanë vdekur nën tensionin e rrymës elektrike në një park uji në veri- perëndim të Turqisë- sipas medias lokale.

Incidenti ka ndodhur në qytetin e Akyazi, në provincën Sakarya, 100km (62 milje) në lindje të Stambollit.

Menaxheri i parkut dhe i biri u hodhën në pishinë në përpjekje për të shpëtuar tre fëmijët. Të pestë u dërguan në spital, por nuk mundën të mbijetojnë.

Është e paqartë se si pishina ka rënë nën tension elektrik.

Veritas.com.al/