Erdoğan dërgon avionë luftarakë F-16  drejt zonës ajrore Greke pasi gjykata liroi tetë oficerët.

Trqia ka dërguar avionë luftarak që janë ngjitur mbi hapësirën ajrore Greke, ndërsa tensionet po rriten mes dy fqinjëve pas lirimit para gjyqit të tetë oficerëve turq të ndaluar dhe që Turqia i ka shpallur si ‘tradhtar’.

Greqia, e inatosur, ka kundërshtuar shkëmbimin e ushtarëve të propozuar nga Erdoğan.

Formacionet e F-16-s fluturuan në lartësi të ulëta mbi ishujt e Egjeut për më shumë se 20 minuta ditën e Martë, ndërsa Turqia me furi ka akuzuar Greqinë se po strehon terroristë. Ankara është betuar se do t’i  gjurmojë  komandot që janë shpallur pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016 kundër presidentit, Recep Tayyip Erdoğan, dhe qeverisë së tij.

“Është detyra jonë që të gjejmë ushtarët ‘puçistë’ kudo që të ndodhen, tí paketojmë dhe tí sjellim në Turqi”, tha të Hënën zëvendës- kryeministri, Bekir Bozdag.

Ai personalisht kritikoi kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për dështimin nëse nuk dorëzon ushtarët edhe pas fluturimit të avionëve turq mbi hapësirën ajrore të Greqisë.

Veritas.com.al/