Mandatit si deputete e Majlinda Bregut përfundon me 9 shtator. Por, në këtë datë përfundon edhe detyra e saj në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo tregon se çfarë do të bëjë pas përfundimit të detyrave.

Nga Majlinda Bregu/

“U binda këto vite edhe me shume se pjesa me e madhe e politikaneve-koti, janë paturpësisht shpërfillës ndaj fuqisë reale transformuese qe bart ky proces.  E thënë ndryshe, nuk janë serioze ne përkushtimin e tyre ndaj Evropianizimit te Shqipërisë.

Nuk di kush do ta drejtoje ne vitet ne vijim nga Parlamenti, Këshillin Kombëtar te Integrimit Europian, por shpresoj shume qe ta forcoje e t’i japë dinamike sfidave te procesit te negocimit për anëtarësim qe Shqipëria duhet te përballë. Pa droje, pa mëri, pa urrejtje dhe pa u dorëzuar sigurisht.

Detyra ime ne krye te këtij Këshilli, përfundon me 9 Shtator.

Dhe ne vend te Mirupafshim, aty, ne Parlament, do te organizojmë Raundin e Dyte te Shkollës Verore Europiane, per te identifikuar te tjerë shqiptare me “kokëfortësi te qëndrueshme” qe e duan Shqipërinë si gjithë Europa!”, shkruan Bregu. (fb)