25 vjeçari Doris Kopaçi në Pogradec, është një prej tre të rinjve të cilët u dhunuan në Malin e Zi.

Nga kontakti me familjarët, 25 vjeçari po kthehej sot në banesë pas kryerjes së procedurave.

Sipas informacioneve nga familjarët Kopaçi ishte nisur për në Gjermani ku do të punonte, pasi situata ekonomike në familje ishte e vështirë, por rrugës ndodhi incidenti.

Mësohet se ai ndodhej në sedilen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës. Doris Kopaçi 25 vjeç banon në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit.