Pasi u filmua duke blerë vota, SPAK ka nisur hetimin ndaj kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Elton Joka, pas publikimit të videos me përmbajtje korrupsioni dhe blerje votash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidati për deputet është shpallur në kërkim policor. Ai ka humbur cdo adrese sepse nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në polici dhe ka fikur telefonin.
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet në një video është publikuar nga një emision investigativ teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në
VERITAS.COM.AL