Kryebashkiaku i Devollit, Eduart Duro është paraqitur në SPAK pasi u mor i pandehur dy javë më herët.
Sipas burimeve bëhet me dije se Eduart Duro akuzohet për ‘Shpërdorim Detyre’ pasi licencoi një karburant që ishte pa leje.
Duro ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij mbi këtë rast.
Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat pak kohë më parë. Kujtojmë se shumë zyrtarë të lartë janë thirrur në SPAK gjatë dy viteve të fundit, të cilët akuzohen shpesh për ‘korrupsion’ dhe ‘shpërdorim detyre’.