Met Kanani, i cilësuar nga Turqia si ‘Eskobari shqiptar’, i arrestuar të martën pas 6 muajsh hetime, “është një ndër eksponentët e trafikut të drogës më të fuqishëm të jugut, me origjinë nga Patosi me lidhje shume të forta politike”

Në një mesazh dërguar zotit Sali Berisha, ish- kryeministër, një oficer policie me njohje të afërta me ‘Ujkun…”.

“…Baroni i droges Met Kanani, i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite, ministra dhe qeveritar te majte vendor.

Ai esht biznesmen dhe sponsorizues i rendesishem i tyre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare “ Ujku i detit” dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali, lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme. Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit. Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE.”, shkruan oficeri i afërt me njohuritë mbi ‘Ujkun e Detit”.

Veritas.com.al/