Përfaqësuesit e 9 vendeve anëtare të NATO-s kanë shpërndarë sot një komunikatë të përbashkët ku mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në atë organizatë. Vendet në fjalë janë të gjitha të ish-bllokut komunist, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Romania dhe Sllovakia

Vendet që kanë firmosur deklaratën kanë shtuar edhe se Aleanca duhet të shtojë furnizimin e armëve për ushtrinë e Kievit.

Ndërkohë, në një intervistë për kanalin amerikan NBC, sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore.

“Pasojat do të ishin serioze për Rusinë”, ishin fjalët e tij, që shtoi se këto pasoja do të reflektohen edhe në qoftë se ”Rusia do të godasë infrastrukturën e rëndësishme të një vendi NATO”