Lorenzo Vita 

Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Meksikën: nuk ka tarifa tregtare. Fundi i negociatave u konfirmua nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara me një tweetim shumë të qartë: “Kam kënaqësinë t’ju informoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje të nënshkruar me Meksikën”. Dhe motivi për pezullimin me kohe te pacaktuar të tarifave doganore është vendimi i qeverisë meksikane për të ndërmarrë hapat e parë për të ndaluar valën migratore drejt SHBA-ve: nyja e vërtetë për t’u zgjidhur për administratën republikane.

Në një deklaratë të përbashkët të dy administratave amerikane, lexohen pikat kryesore të marrëveshjes. Qeveria e SHBA ka pranuar të marrë një numër me te madh te azilkërkuesve  që presin të hyjnë në territorin e SHBA. Meksika, nga ana tjetër, është angazhuar për të marrë masa më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm. Një prove është arritur tashmë gjate ditës se djeshme, me qeverinë e Qytetit të Meksikës që ka vendosur ushtarët e Gardës Kombëtare në kufirin me Guatemalën, një nga pikat kryesore të mbërritjes së lumit të emigrantëve qe nga Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore i drejtoheshin SHBA. Zbatimi do të jetë efektiv nga e hëna.

Qeveria e SHBA ka konfirmuar se do të ketë një dialog me Meksikën që do të vazhdojë edhe për 90 ditë. Nëse brenda kësaj date nuk do të vërehen rezultate , “do të ndërmerren veprime të tjera”. Kjo është deklarata e Departamentit të Shtetit. Presidenti meksikan Lopez Obrador ka ekzaltuar duke folur për një fitore të popullit meksikan. Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dashur të falënderonte homologun meksikan, “për punën e vështirë në negocimin e një marrëveshjeje”. “Shtetet e Bashkuara janë të paduruar  të punojnë me Meksikën për të përmbushur këto angazhime – përfundoi Pompeo –në mënyrë që të ndalin valën e emigrantëve të paligjshëm përgjatë kufirit jugor dhe për ta bërë kufirin tonë të fortë dhe të sigurt”.

Për administratën amerikane kjo është një fitore e rëndësishme për dy arsye. Nga njëra anë, emigracioni i paligjshëm nga Meksika përfaqëson një nga çelësat për të kuptuar ngjitjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë: prandaj është thelbësore edhe për të provuar se do të rizgjidhet në vitin 2020. Fushata presidenciale tashmë ka filluar. Dhe qeverise amerikane i nevojiten rezultate konkrete që tregojnë se nga ana e Uashingtonit ekziston kapaciteti për të arritur zgjidhje për problemet e përshkruara gjatë fushatës elektorale. Bërthama e fortë e elektoratit republikan kërkon një politikë të ashpër mbi frontin e emigracionit. Dhe Trump, përmes kësaj lëvizjeje, ka arritur të përkulë Meksikën në këshilla më mite pasi vetë kreu i SHBA kishte deklaruar emergjencën migratore dhe pasi për vite me radhë e ka përshkruar murin me Meksikën si zgjidhjen e vetme të një problemi që, sipas tij, është krejtësisht fryt i zgjedhjeve të gabuara të Meksikës në mbrojtjen e kufijve.

Nga ana tjetër, kjo lëvizje e Trump është e dobishme edhe në kyçin ndërkombëtar: të bëjnë të kuptojnë se janë ende lider te fuqisë për ekselence të kontinentit amerikan dhe se  janë në gjendje, pikërisht nëpërmjet kërcënimit të tarifave, të arrijnë ne kompromise që i japin frymë pikërisht Shteteve te Bashkuara. Në këtë kuptim, fakti që Meksika i ka kërkuar Uashingtonit të gjejë një marrëveshje pas kërcënimit të tarifave doganore prej 5% brenda 10 qershorit (për ta rritur atë në 25% në tetor) është një sinjal që mund të lexohet edhe në një kyç Aziatik, evropian dhe Lindjes së Mesme. Administrata Trump aktualisht është e fokusuar në tre objektiva: Kina, Bashkimi Evropian (Gjermania në veçanti) dhe Irani. Në të tre rastet Trump ka lëvizur me kërcënimin e tarifave. Dhe në të tre rastet ideja e një lufte tregtare ose të naftës preokupon jo pak botën, qeverinë amerikane, por edhe mbi të gjitha viktimat e saj potenciale.

VERITAS.COM.AL/