Kryeministri luftarak i Hungarië, Viktor Orban e vazhdoi radhën e sulmit të Premten kundër George Soros; ai tha se universiteti i Budapestit i themeluar nga miliarderi George Soros po mashtron studentët me thyerjen e rregullave.

Orban prej kohësh ka akuzuar Soros- i lindur në Hungari, i përzierë në Europën Qendrore e Lindore dhe që po kërkon të minojë kontinentin duke mbështetur emigracionin në masë.

“Mashtrimi është mashtrim … Nuk do të thotë gjë nëse je miliarder apo jo, askush nuk është mbi ligjin” tha Orban gjatë një interviste në radion publike.

Universiteti i Europës Qendrore, që u krijua në vitin 1991, pas rënies së komunizmit dhe pjesëve komuniste të financuar nga Soros’ tha në një deklaratë se “hedh poshtë plotësisht” akuzat e Orban.

“Ne jemi partnerë të ligjshëm në shkollat e klarta të Hungarisë për 25 vjet dhe çdo deklaratë tjetër kundër është false”- tha universiteti.

Orban, 53 vjeë, personalisht mori bursë nga Soros në virtin 1980 për të studiuar jashtë shtetit.

Kryeministri i djathtë, Orban, ka udhëhequr oponencën kundër politikave të emigracionit të BE, duke e quajtur emigracionin një rrezik kundër identitetit kristian.

Çështja anti- Soros e proklamuar të Martën u shoqërua me publikimin e një ligji që mund t’i ngushtojë rregullat për universitetet e huaja që operojnë në Hungari.

Të premten Orban tha se kërkesa është që të ndalohen universitetet nga jashtë vendeve të Bashkimit Europian që bëhen të aftë për të mashtruar studentët.

Ai tha se po kontrollohen 28 institucione arsimore që janë të mbuluar nga parregullsitë.

“Shumë universitete të huaja po thyejnë rregullat, duke përfshirë edhe universitetin e Soros”- tha ai.

/Veritas.com.al/