Televizioni “Ora News” njoftoi shikuesit se është urdhëruar nga Agjencia e Mediave Audiovizive të ndalojë transmetimin e spotitë të opozitës që fton qytetarët të dalin në protestën e 8 dhjetorit.

Sipas “Ora News” në kërkesën e AMA thuhet se sipas ligjit nuk lejohen reklamat me përmbajtje politike.
Sipas drejtuesve të TV në fjalë nuk ka ende një urdhër me shkrim për këtë çështje, por vetëm verbalist nga drejtuesit e AMA. Megjithatë “Ora News” dhe TV të tjera po vazhdojnë të transmetojnë sportin e opozitës