Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian. Hapja e grupkapitullit të fundit në një kohë rekord u festua në konferencën e 7-të ndërqeveritare në Bruksel.

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ktheu dhuratën, për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm të vendit tonë, ajo solli një tortë, ku sipër qëndronte një qiri me numrin 6.

“Kjo tregon sa lart keni ecur”, tha Kos. Ndërkohë kryeministri Rama, u dhuroi dy shishe verë autoktone shqiptare.

Çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi. Kur u takuam herën e fundit më sollët një dhuratë, një kanoçe coca-cola. Për ta kremtuar këtë moment, e kemi kremtuar këtë dhuratë në një dhuratë feste. Kjo tregon se sa lart keni ecur. Kjo është puna që ne presim të perfudoni i dashur Edi. Tani le të hamë dhe tortën. Le të festojmë. Urime Shqipëri!”, tha Marta Kos./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *