Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, viziitoi dje Shqiperine, per te nisur viziten e saj ne Ballkan
Në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë e presidentes së KE ka qenë në Shqipëri ku ditën e djeshme zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte u takua me presidentin, Bajram Begaj.
Ndërkohë, para se të vinte në Shqipëri këtë vizitë Ursula von der Leyen e kishte njoftuar në llogarinë e saj në “Instagram”.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte foto e përdorur në posterin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian.
Në foton e postuar nga Ursula von der Leyen shihet Tirana, ndërkohë në fokus është hekuri ku disa muaj më parë ish-presidenti Ilir Meta bënte stërvitje.
Nëse kjo foto do të ishte bërë publike javën e kaluar atëhere nuk do të kishte tërhequr të njëjtën vëmendjen.
Por, e ardhur në këto ditë kur politika dhe aktualiteti në Shqipëri po diskuton arrestimin e ish-presidentit të vendit, Ilir Metës duke si sinnjal politik i qarte.