(FOTO: Operacioni vazhdon)/

Një ushtar francez që bënte rojë në Louvre, Paris ka qëlluar një burrë që tentoi të vriste rojat e sigurisë me një armë automatike duke thërritur “Allahu Akbar”, tha policia.

Agresori që u përpoq të hynte në qendrën tregtare të Louvre, u qëllua në bark duke marrë plagë serioze.

Ndërsa një ushtar mori një plagë të lehtë.

Bernard Cazeneuve, parlamentar francez, tha se sulmi ishte “i natyrës terroriste”. Louvre, ku strehohen kryeveprat botërore të artit pamor, është muzeumi më i vizituar në botë.

Incidenti nisinë 0ra 10:00 sipas orës lokale në  serinë e dyqaneve “Carrousel du Louvre” në shkallët që të çojnë brenda muzeumit.

The Louvre museum in Paris, 3 February 2017, after an attempted attack

(FOTO: Vizitorët u këshilluan që të shtriheshin dhe të mblidheshin në një cep të sallës)/

Një patrullë me katër ushtarë- sië raportohet, janë përpjekur që ta mposhtin agresorin duke përdorur fuqi jo vdekjeprurëse.

Por edhe kur kjo përpjekje dështoi dhe pasi një ushtar u plagos, ata qëlluan pesë herë mbi agresorin. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital.

Dyqind e pesëdhjetë vizitorë ndodheshin në atë moment në Louvre; dhe të gjithë u evakuuan gradualisht. Menjëherë u këshilluan nga forcat e sigurisë që të shtriheshin në dysheme.

/Veritas.com.al/

Map showing the Louvre in Paris