Një zjarrfikës i ka shkruar një letër prekëse një fëmije që vdiq në tërmetin Italian.

Giulia Rinaldo, 10 vjeç, u gjet mbi trupin e motrës së vogël,  Giorgia, e cila u nxor e gjallë 16 orë pasi kishte mbetur nën rrënoja në  Pescara del Tronto. Motra e vogël kishte shpëtuar me trupin e Giulias, por Guilia u gjet pa frymë.

Letra, e vendosur në të majtë të arkivolit të vogël, kishte vetëm këtë shënim: “Andrea”.

” Ej!, vogëlushe e dashur ” shkruan Andre. “Unë munda veç të shtrij dorën që të të nxirrnim nga ai burg rrënojash. Na fal nëse arritëm shumë vonë”.

“Megjithatë, frymëmarrja jote kishte ndaluar, por desha të të tenm se bëmë gjithçka që mundnim që të të shptronim.”

“Kur arrita në shtëpi në l’Aquila, thashë  se do të jetë një ëngjëll duke më vështruar që nga qielli” -,shkroi ai.

“Ti do të jeshë një yll që shkëlqen natën. Lamtumire Giulia, të dua edhe pse kurrë nuk më ke njohur”.

Në fund ai firmosi letrën me simbolin e zemrës.

Arkivoli i Giulias ishte shtrirë bashkë me 34 të tjerë në funeralin shtetëror mbajtur në  Ascoli Piceno, këtë të Shtunë.

Bishop Giovanni d’Ercole kujtoi motrën në këtë shërbesë, duke thënë: ” Jeta dhe vdekja janë ballëbërballë dhe për Giorgia, jeta fitoi”

http://ichef-1.bbci.co.uk/news/660/cpsprodpb/12420/production/_90948747_mediaitem90948744.jpg

http://ichef.bbci.co.uk/news/624/cpsprodpb/18690/production/_90948999_mediaitem90948998.jpg