Kryeministri Edi Rama ishte prezent në inspektimin e procesit të vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej” ku tha se ky proces do të lehtësoj sezonin turistik gjatë verës, ndërsa nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi nga turistët e huaj. Rama tha se qeveria ka një plan ambicioz që deri në pranverën e ardhme të jetë vaksinuar e gjithë popullsia dhe se brenda majit të vaksinohen 500 mijë qytetarët, ndërsa shtoi me batutë se Ogerta nuk dëshironte që ai t’i jepte këto detaje.
“U hap rruga për vaksinimin masiv dhe të shpejtë, të gjithë qendrat shëndetësore kanë filluar vaksinimi, janë dhe këto pika që ndihmojnë, objektivi ynë është që brenda majit të kemi të vaksinuar 500 mijë qytetarë, kemi vënë qershorin si afat të mos na thoni pse se mbani fjalën, por brenda majit kam bindjen që do të jenë vaksinuar. Kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe vijojmë punë për të siguruar të gjithë sasitë e nevojshme dhe shpresoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Kemi bindjen që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por mendoje se mund ta bëjmë më shpejt. Jeta është bërë stresuar për shkak të pandemisë dhe çlirimi i tyre është kënaqësinë më e madhe që kam marrë gjatë këtij procesi. Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët”, tha Rama.