Qyteti francez i Bordeaux ka arritur temperaturat më të larta qëkurse kanë nisur të shënohen rekordet në këtë fushë, sipas parashikuesve kombëtar të vendit.

Ditën e marte, Meteo France ka regjistruar temperaturën 41.2C (106.1F) në qytetin jug perëndimor, duke thyer rekordin e vitit 2003 prej 40.7C.

Parashikuesit flasin për thyerje rekordesh në mbarë Evropën këtë javë, gjatë valës së dytë të të nxehtit të kësaj vere.

Organizata Meteorologjike Botërore tha se valët e të nxehtit shkaktuan “sfidë për shkallët klimaterike’.

“Siç e pamë në qershor këto po bëhen më të shpeshta, valët e të nxehtit po fillojnë më herët dhe po vijnë duke u bërë më intensive”, shtoi  Claire Nullis. “Ky nuk është një problem që po largohet”.

VERITAS.COM.AL/