Moti këtë të mërkurë ka marrë një kthesë krahasuar me temperaturat që ishim mësuar të përballeshim gjatë ditëve të fundit.

Meteorologia Lajda Portja në një lidhje për ABC News ka dhënë detaje në lidhje me kushtet e motit të pritet të përballet vendi ynë pas rekordit të nxehtësisë së shënuar së fundmi.

Sipas saj ajo që vlen të theksohet se termometri këto ditë nuk do të shënojë më shumë se 35 gradë, por lagështia që është në ajër bën që ne të ndiejmë ajrin mbytës dhe shumë nxehtësi.

“Dje ka qenë kulmi i tretë i valës së të nxehtit me tre kreshta dhe Shqipëria dje ka arritur edhe temperaturat më të larta, dhe në kulmin e valës së parë dhe të dytë kanë qenë Greqia, Turqia dhe Italia që kanë thyer rekorde. Në kryeqytete temperature më e lartë është shënuar 42.8 gradë një temperaturë e lartë krahasuar me valët e tjera, temperatura 43.6 gradë në Elbasan dhe 43.4 në Berat po flasim për zonat urbane pasi në fshatra mund të ketë qenë edhe më e lartë. Kjo është një valë historike që për një kohë të gjatë për rreth 12 apo 13 ditësh në Elbasan dhe në Berat termometri ka shënuar në për ditë me radhë mbi 40 gradë.

Ndërkohë mëngjesi i sotëm ka nisur me një rënie të temperatura me 3-4 gradë dhe mesdita nuk do të jetë më shumë se 35 gradë, ajo që bën se nuk po e ndjejmë shumë freskun, sidomos natën është lagështia në ajër, që na bën të ndiejmë shumë nxehtësi”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera thekson se pritet që në disa zona të vendit pasditen e kësaj të mërkure të kemi edhe prani të reshjeve por deri më tani nuk ka sinjale se vendi ynë do të përfshihet nga stuhitë që kanë përfshirë vendet e Ballkanit Verior dhe Italinë.

Këtë të mërkurë parashikohet që të ketë reshje kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore, në Bajram Curr, Pukë, Shkodër, Lezhe ku janë të izoluara rrebeshet por janë të pakta dhe nuk kanë lidhje me atë që ka ndodhur në Itali. Ka reshje të pakta në rrethinat e Tiranës dhe në Elbasan dhe Librazhd por në sasi të pakta. Ajo që do të jetë problematike është se nuk do të kemi shumë temperature pasi do të kemi deri në 36 gradë në fillim gushti, por era do të mbetet një shqetësim, sidomos në zonat ku kemi vatra aktive të zjarrit.

Dua të theksoj se temperaturat që ne do të presim deri në javën e parë të gushtit deri më 9 gusht janë shumë normale dhe të pranueshme krahasuar me atë që ne kemi pasur deri më tani. Nuk ka asnjë sinjal në lidhje me atë që kanë ndodhur në Ballkanin verior dhe Italinë Veriore me stuhi dhe rrebeshe“, është shprehur Porja. /abcnews.al