Edhe një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qarkun e Kukësit. Vatra e zjarrit u shfaq gjatë pasdites në vendin e quajtur Fierza e Qemës në fshatin Kishaj të bashkisë Has.
Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të këtj fshati në një terren tejet të vështirë dhe në distancë të largët nga rrugët automobilistike. Mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Has bashkë me punonjësit e shërbimit pyjot, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij. Ndërkohë, në dy vatrat e tjera aktive të Zogajve në Tropojë dhe Letaj të Hasit po punohet për izolimin e tyre.
Sipas burimeve ne vendngjarje jane rreth 200 forca prej te cilave 100 i perkasin ushtarakeve Komando ndersa pjesa tjeter zjarrfikes dhe punonjes te tjere te angazhuar. Ne anen e Tropojes zjarri eshte izoluar dhe po mbahet nen kontroll pergjate nje distance rreth 12 kilometra nga Zogaj ne Zherke nga rreth 30 km perimeter qe mendohet te kete kjo vater zjarri. Ne anen e Hasit ne fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri ka shperthyer disa mina luftarake, prezenca e te cilave mendohet te jete qe prej luftes ne Kosove ne vitin 1999. Nxitur nga kjo situate, punonjesit e sherbimeve zjarrfikese dhe te tjere te angazhuar per shuarjen e kesaj vatre kane nderprere punen duke i lene vendin forcave ushtarake, te cilat do te monitorojne ne menyre te specializuar. Vatrat jane aktive e qe po ndihmohen jo vetem nga temepeaturat e karta dhe thatesira por edhe nga ererat e forta te kesaj zone. Per momentin vatrat e zjarrit nuk rrezikojne banesat e fshatrave perreth. Ndryshe nga nje dite me pare sot nuk ka patur mbeshtetje nga ajri.