Lajmi se dy persona kanë mbetur të vrarë në një qendër shërbimi shndetsor në Marburg të Gjermanisë, fatkeqësisht rezultoi i vërtetë. Por u hoq çdo dyshim se ishte një akt terrorist.

Një mjek ka vrarë kolegun e tij e më pastaj ka bërë vetëvrasje në qendrën mjekësore në qytetin Marburg të Gjermanisë.

Shumë qytetarë kanë lajmëruar në Polici se kanë dëgjuar të shtëna në një ndërtesë në afërsi të stacionit hekurudhor. Sipas prokurorit Oliver Rust mjeku më i ri ka qëlluar me plumba kolegun e tij më të moshuar e më pas e ka vrarë edhe veten.

Arma është gjetur pranë trupave të tyre, transmetojnë mediat gjermane. Prokuroria ka deklaruar se situata nuk është alarmante, siç që ishte në fillim kur u bllokuan edhe rrugët në pjesën ku ndodhi ngjarja.

/Veritas.com.al/