Këngëtarja Lisa Marie Presley, vajza e vetme e mitit të rokut Elvis Presley, ka ndërruar jetē pas një arresti kardiak.

Artistja dhe filantropistja 54-vjeçare, autore e  tre albumeve të vlerësuar nga kritika, vetëm pak ditë më parë ishte e pranishme në ceremoninë e Golden Globe me të ëmën Priscilla.

Lisa Presley është trashëgimtarja e vetme e Elvis Presley, dhe është martuar 4 herë, ndër to edhe me yllin e pop-it Michael Jackson dhe shkurtimisht edhe me atë të Hollivudit Nicolas Cage.