Boksi botëror ka humbur një nga legjendat e tij. George Foreman është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare, duke lënë pas disa prej sfidave më të mëdha në historinë e ringut, por edhe sportit në përgjithësi.

I lindur në Texas, Foreman u bë shumë shpejt i njohur, pasi fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Mexico City në vitin 1968.

Vetëm pesë vite më pas, në vitin 1973 ai u ngjit në fronin e kampionit të botës në peshat e rënda, duke mundur një tjetër emër të madh të boksit si Joe Frazier. Por kulmi i karrierës së tij ishte ajo që u pagëzua si sfida e shekullit. Në vitin 1974 ai u përball në Kinsasha me Mohamed Ali, por u mund me KO, i pari dhe i vetmi në jetën sportive të tij.

Por Foreman nuk u ndal. Madje 20 vite më vonë, në 1994 në moshën 45 vjeçare ai vendosi rekordin si boksieri më i vjetër që fiton titullin kampion bote në peshat e rënda, pasi mundi për surprizë të të gjithëve me “KO” Michael Moorer.

George Foreman u tërhoq më pas nga ringu pas 81 ndeshjes si profesionist, duke shënuar 76 fitore, nga të cilat 68 me KO dhe vetëm pesë humbe, 1 me KO dhe 4 të tjera me vendim të gjyqtarëve.

Për karrierën e tij, ai u nderua me shumë çmime, ndërsa edhe pas boksit për shumë vite ishte pjesë e ekranit me një sitcom personal, një “reality Show” si dhe një film shumë të suksesshëm biografik.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *