Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se janë falur 988 gjoba të vëna për ata famillje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme.

“Falim 988 gjoba që inspektoratet e ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që pas tërmeteve dhe rrënojave filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme. Ishte një situatë e jashtëzakonshme. Falim këto gjoba duke kuptuar kontekstin që janë bërë këto ndërtime dhe pamundësine për leje në atë periudhë. 988 gjobat falen sot që do të thotë se bie dhe nevoja për përmbarimin”, tha Veliaj.

Ndërkaq Veliaj theksoi se Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill–shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restauranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël. Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

VERITAS.COM.AL