
Menjëherë sa janë vënë re dëntimet e pemëve dhe ambientit gjatë protesës së opozitës politike, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj shprehet se do ‘riparohen’ shpejt, por pyet ‘pse!’.
“Po pse o, pse? Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës! #MosVandalizoTiranën “, shkroi Veliaj në rrjetin social.
Veritas.com.al/