Eurodeputeti italian, Antonio Tajani ka publikuar në Twitter një filmim qe tregon opozitarët e regjimit te Maduros që pësojnë trajtime çnjerëzore
Nga: Pina Francone
Lakuriq, me bark në tokë, ndërsa gjela dhe pula kërcejnë mbi trupat e tyre dhe forcat e rendit qe tallen me ta.
Eshtë kjo përmbajtja tronditëse e videos së publikuar në Twitter nga Antonio Tajani, i cili ka dashur kështu të denoncoje regjimin diktatorial të Nicolás Maduro në Venezuela.
“Janë imazhe të forta, por nuk mund ta kthejmë nga ana tjetër.
Ja edhe një shkelje tjetër e të drejtave të njeriut në Venezuelë. Ky është trajtimi që marrin të arrestuarit opozitarë të regjimit te Maduros.
Është koha për ta ndalur, pa nëse dhe pa por” , është komenti i eurodeputetit të Forza Italia, si dhe presidentit të ri të Komisionit të Çështjeve Konstitucionale të Parlamentit Evropian, në mbështetje të videos tronditëse, një provë e pakundërshtueshme e torturës.
Në dyzet e pesë sekondat e videos mund të shihen dhjetëra e dhjetëra burra të hedhur në tokë lakuriq dhe të spërkatur me ushqim për pulat, qe tërheq zogjtë shtëpiakë, duke i ftuar pikërisht për te pickuar mbi trupat e tyre. Në sfond, te qeshurat e policëve besnikë të regjimit te Maduros, që përqeshin pa mëshirë të burgosurit.
Veritas.com.al/