Kandidati për kryetar të PDK-së Kadri Veseli do të mbajë nesër takim me strukturat e këtij subjekti politik në degën e Prishtinës.

Në këtë takim, Veseli do ta shpalos programin e tij për udhëheqjen e kësaj partie, transmeton Klan Kosova.

Zgjedhjet për udhëheqës të kësaj partie mbahen pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i numrit një të kësaj partie pasi ai u zgjodh në krye të vendit.

Më 7 maj, do të mbahet edhe Konventa Zgjedhore e kësaj partie ku PDK do të bëhet me kryetarin të ri.