Blerina Doracaj, Drejtoresha  e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, u shkarkua nga detyra, 2 muaj pas emërimit. Njoftimi është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë; por sipas dëshmive drejtoresha Doracaj ka qenë në punë gjatë ditës.

Ende motivet e shkarkimit janë të paqarta, por flitet se zonja Doraci është propozuar nga ish kryetari i PS për Tiranën dhe ish ministër (tani nën hetim), Saimir Tahiri.

Dosja e habilaj, e hetuar në Itali, po ‘prodhon’ shumë të dhëna mbi veprimtarinë kriminale të bandës ku përfshihet edhe ish ministri.

Me sa duket qeveria ka për qëllim që të presë çdo fije me fenomenin ‘Tahiri’, madje edhe me ata që ka pasur rrotull në PS.

35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS së Tiranës, me siguri e propozuar nga Tahiri. Ajo u rendit në vendin e 23 në listë. Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste.

Blerina Doracaj është e martuar me Bledar Doracaj, edhe ky një aktivist i vjetër në PS, sot Drejtor i Gjendjes Civile.

Veritas.com.al/